Thursday , June 20 2019
Lajmi i fundit

Drejtoria për Punë Inspektuese: RRITET KONTROLLI GJATË SEZONIT

InspekcijaEdhe këtë vit Drejtoria për Punë Inspektuese ka formuar Skuadrën Koordinuese për përcjelljen e kontrollit të rritur në sezonin turistik të vitit 2019, me synim që përmes kontrollit të rritur të parandalohet shfaqja e ekonomisë informale dhe të sigurohet funksionimi normal i tregut të mallrave dhe shërbimeve, njoftohet nga ky organ.

Siç thuhet, në Drejtori u rakordua plani i veprimit dhe organizimi i punës gjatë kontrollit të rritur.

„Në çdo komunë në bregdet do të angazhohen Inspektorati Turistik, ai i Tregut të Punës, Inspektorati Shëndetësor dhe Sanitar, të cilët do ti drejtojë skuadra koordinuese e drejtorisë tonë dhe do të përcjellë në nivel javor rezultatet e kontrollit dhe do të jap udhëzimet për zgjidhjen sa më efikase të detyrave në terren“, thuhet në kumtesë dhe shtohet se kontrollot do të përqendrohen në veçanti në mbrojtjen e shëndetit të njerëzve, parandalimin e ekonomisë informale në fushëne  hotelerisë, tregëtisë, zejtarisë dhe realizimit e të drejtave të të punësuarve.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top