Tuesday , August 14 2018
Lajmi i fundit

Drejtoria për ujëra: MATERIALIN NGA BUNA E HEQIN DERI NË FUND TË VITIT

Bojana, BunaHeqja e tepricës së materialit nga zona e grykëderdhjes së djathtë të Bunës do të bëhet deri në fund të vitit, ndërsa punimet, me vlerë 800.000 euro, tashmë kanë filluar.

Drejtori i Drejtorisë për ujëra Damir Gutiq tha për Pobjeda që beson se kjo shumë e parave është e mjaftueshme që të hiqet shumica, ndoshta edhe i tërë materiali tepricë i cili gjendet në grykderdhjen e djathtë të lumit, gryka e të cilit verën e kaluar (në gusht) u mbyll.

“Bëhet fjalë për aksion të përbashkët të cilin e realizon Ministria e bujqësisë, përmes Drejtorisë për ujëra, bashkë me NP për menaxhimin e të mirave detare dhe Drejtorinë për punë publike”, tha ai.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top