Moti i keq i cili ditët e fundit preku Malin e Zi shkaktoi përmbytjet në disa komuna. Situata në Ulqin, në rrjedhën e lumit Buna, për momentin është nën kontroll, pohuan nga Drejtoria për Situata Emergjente.
Thonë se nuk presin ndryshime të mëdha dhe përkeqësim të situatës në ditët e ardhshme.
Inkurajon parashikimi i motit sipas të cilit nga e hëna do të ndalen reshjet, shtuan ato.