Tuesday , October 15 2019
Lajmi i fundit

Drejtoria tatimore: AVOKATËT E ULQINIT KANË BORXH 123 MIJË EURO

euro-coins-and-banknotesNga Drejtoria tatimore (DU) e Malit të Zi kanë njoftuar se avokatët nga Ulqini në emër të tatimeve të papaguara kanë borxh 123.366 euro, shkruan “Vijesti”.

Për këtë arsye, siç thuhet nga ky institucion, është iniciuar aksioni i posaçëm i kontrollit dhe pagesës së këtij borxh.

“Planifikojmë pagesën e detyruar me bllokimin e llogarisë nëse avokatët nuk paguajnë ose nëse nuk arrihet marrëveshja për pagesën e borxhit”, shtojnë nga DU.

Nga Dhoma e avokatëve thonë se ka shumë kërkesa dhe gabime kontestuese në listë dhe se do të tentojnë të zgjidhin çdo gjë me Drejtorinë tatimore.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top