Monday , September 16 2019
Lajmi i fundit

Drejtoria Tatimore: KËTË SEZON NË ULQIN U PAGUAN NJË MILION EURO MË SHUMË SE NË VITIN 2018

EuroDrejtoria Tatimore gjatë gushtit të vitit 2019 ka realizuar pagesën rekord bruto prej gati 107 milion euro, duke tejkaluar realizimin nga gushti i vitit 2018 për 5,1 milion euro, njoftohet nga ky institucion.

Thuhet se në periudhën qershor – gusht në Ulqin u shënua pagesa më e mirë prej një milion euro, ose 18 për qind më shumë se një vit më herët.

“Rezultatet e mira të pagesës së të ardhurave gjatë sezonit janë indikator i rritjes graduale të disiplinës tatimore, që është rezultat i punës intensive të të gjithë shërbimeve të Drejtorisë Tatimore, duke tentuar që me krijimin e shërbimeve cilësore dhe me edukimin e taksapaguesve, por edhe me sanksionimin e punës ilegale, të nxitet respektimi vullnetar i rregullave tatimore, të ruhet konkurrenca luajale në treg dhe të përmirësohet ambienti i punës në tërësi”, pohojnë në Drejtorinë Tatimore.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top