Monday , March 25 2019
Lajmi i fundit

Drobniç: TË SHPËTOJMË KRIPOREN DERISA KA AKOMA FLAMINGO

Mitja DrobnicShefi i Delegacionit të Bashkimit evropian në Mal të Zi Mitja Drobniç ka thënë se Kriporja akoma nuk ka mbrojtje juridike e cila i takon dhe është e nevojshme që sa më parë të gjendet zgjidhja konkrete nëpërmjet bashkëpunimit me qeverisjen lokale dhe nacionale, në mënyrë që të mbrohet kjo hapësirë unike për shpendët.

Ai tha se ky ishte njëri nga mesazhet e Konferencës së dytë ndërkombëtare për mbrojtjen e Kripores së Ulqinit.

Ambasadori Drobniç, duke e quajtur Kriporen margaritar, theksoi se janë të nevojshme përpjekjet e përbashkëta që të shpëtohet ky lokalitet unik “para se flamingoja i fundit të fluturojë”.

“Gjeneratat e ardhshme do të jenë mirënjohëse nëse ju mundësojmë që të kënaqen në natyrën e ruajtur, detin e pastër dhe shpendët e mrekullueshëm”, përfundoi Drobniç.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top