Droga në Bunë: ARRESTOHET NJË PERSON, TJETRI NË KËRKIM

Lisice, prangaPolicia e Ulqinit dhe Njësia Lundruese e Policisë Kufitare të mërkurën kanë kontrolluar shtëpizat në Bunë dhe kanë arrestuar M.M. (42) nga Sutomore pasi që tek ai janë gjetur rreth 207 gram kokainë, njoftohet nga ky institucion.

Siç theksohet, u kontrolluan pronari i shtëpizës në Bunë Ulqinaku S.U. (35), si dhe M.M. dhe J.M. (12) nga Sutomore.

“S.U. pasi u legjitimua u arratis me mjetin lundrues”, shtojnë nga Policia.

Sipas urdhrit të prokurorit shtetëror M.M. u arrestua për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale të prodhimit, mbajtjes dhe shitjes së palejuar të lëndëve narkotike.

“Ai me padi penale u shoqërua në prokurorinë kompetente. Policia është në kërkim intensiv të S.U.”, përfundohet në kumtesë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…