Thursday , May 23 2019
Lajmi i fundit

DRURI I BEKUAR I ULLIRIT

Në Dhijatën e vjetër, në tregimin për Përmbytjen e madhe, për ullrin flitet si për drurin e parë dhe shenjin e Zotit për Noen (Nuhi a.s.) që jeta e njeriut mund të filloj prap në Tokë.

Zoti i mëshirshëm edhe në Kur an e quajti ullirin (Ez-zejtun) e bekuar:”Kandili gjendet brenda një qelqi si të ishte yll flakërues e që ndizet prej (vajit) të një druri të bekuar (Mubāreketin), prej ullirit që nuk mund të quhet as i lindjes e as i perëndimit, e vaji i tij ndriçon pothuajse edhe pa e prekur zjarri…(sura Nurë, ajeti nr. 35).

Në islam besohet që në çdo gjeth të saj është i shkruar një nga 99 emrat e bukur të Zotit.

Fryti i ullirit është gjëja e parë që ka shijuar Adami(Adem a.s.), mbas uljes në Tokë.

Kush çdo mëngjes hanë nga një ulli, është besuar që asnjëherë nuk do të sëmuret.

Të ëndërrosh ullirin interpretohet si mirëqenie, ngrënia e ullirit në gjumë është fitim, e vjelja e ullirit në gjumë është vlerësim publik, afirmim, çmim…

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top