Monday , March 27 2017
Lajmi i fundit

Dubrovnik 1933: RIZO SHURDHA PARA KAFENESË SË QYTETIT (foto)

rizo-dbkRizo Shurdha (1921-2003) ishte një nga Ulqinakët më të njohur dhe më të dashur në shekullin 20.

Në këtë fotografi nga viti 1933 shihet Rizoja i vogël, i cili prej moshës 7 vjeçare qëndronte në Dubrovnik ku, si atraksion, me vite punonte në hyrjen në Kafenenë e qytetit (Gradska kafana).

Më vonë këtë punë e kryenin dy vëllezërit e tij, ndërsa Rizoja është transferuar në Zagreb ku me sukses është marrë me boks dhe ka punuar si kamerier në “Esplanada”.

Më pas shkoi në Beograd, ku mësoi zanatin e fotografit.

Në Ulqin është kthyer në vitin 1945 ku ka hapur dyqanin fotografik.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top