Duke pritur valën e parë të mysafirëve: VENDPARKIMI SI FITIM NË LLOTARI

Mustafa CankaPër dhjetë ditë Ulqinin do ta vizitojë vala e parë e madhe e turistëve në këtë vit. Është bërë e zakonshme që për festat e një majit në rivierën e Ulqinit të vijnë një numër i konsiderueshëm i mysafirëve nga regjioni.

Bëhet fjalë, kryesisht, për turistët e pasur, e meqë rrugët në Kosovë dhe Shqipëri janë shumë cilësore, ato vijnë me makinat e veta.

Nga eksperienca e dijmë që prej atëherë në qytet, e veçanërisht në Ranë, kemi koas në komunikacion. Disa mysafirë gjetjen e venparkimit të lirë e krahasojnë me – fitore në llotari!?

Është e sigurtë që kjo praktikë do të vazhdojë edhe këtë sezon. Sepse, edhe përkundër nevojës, në këtë qytet nuk ka vendparkime dhe garazhe të reja. Është degutante të përmendim „Parkingun“ e njohur tek Hollegroja.

Në qendër të qytetit problemi me parkim shfaqet edhe në ditët e pazarit. Sepse, gjeografia e qytetit është e tillë, numri i makinave të banorëve vendas rritet vazhdimisht, e mos të flasim për rritjen e numrit të shtretërve të rinj. Kështu që të gjitha këto do të ngarkojnë infrastrukturën tejet të rënduar, do të nxisin nervozin e vendasve dhe turistëve tanë dhe do të zvogëlojnë imazhin turistik të Ulqinit.

E kjo nuk na nevojitet. (M.C.)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…