Monday , September 21 2020
Lajmi i fundit

Dukoviq (PDS): SHQIPTARËT NUK MUND TË JENË TË HUAJË NË VENDIN E TYRE

hALILIDeputeti i Parlamentit të Malit të Zi, z. Halil Dukoviq, beson se PDS do të arrijë një rezultat të shkëlqyeshëm në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

“Përmes punës së PDS-së deri më tani, kemi krijuar kushte për zhvillim të qëndrueshëm dhe dinamik, sepse memorja e qytetarëve është akoma e gjallë, për atë se çfarë kaluam si vend dhe se si do të ishte vendi ynë nëse PDS nuk do të kishte qenë në pushtet. Mesazhet që kemi dëgjuar nga Parlamenti janë vetëm një paralajmërim për të gjithë ata që i kanë harruar faktet. Ne besojmë në një të ardhme të sigurt dhe të begatë. Presim një rezultat vërtet të mirë në Tuz, sepse treguesit janë në favorin tonë. Kur PDS fiton, atëherë të gjithë ata që janë për Malin e Zi fitojnë. Kështu, besoj se partitë shqiptare janë për Malin e Zi dhe se do t’i ndiejnë edhe ata përfitimet e fitores së PDS-së”, u shpreh Dukoviq.

Në lidhje me ftesën e bërë shqiptarëve nga Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, për të mos e festuar 13 korrikun, Dukoviq thekson se deklarata çon në drejtimin për t’i shfaqur shqiptarët si të huaj në vendin e tyre.

“Shqiptarët mbeten një popull autokton në Mal të Zi, dhe qytetarë të përkushtuar ndaj këtij vendi. Deklarata e kryetarit të Komunës së Tuzit na çon në një rrugë ku ne shqiptarët prezantohemi si të huaj në shtëpinë tonë. Kjo është e vështirë për tu kuptuar dhe po aq e lehtë për tu kundërshtuar. Unë besoj se ai preku ndjenjat e të gjithë atyre që janë me zemër për një Malin e Zi i cili na përket të gjithëve njëlloj, një numër jo i vogël”, përfundoi deputeti i PDS-së.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top