Saturday , December 16 2017
Lajmi i fundit

Durrës: ULQINAKU ME ORIGJINË, QYTETAR NDERI

Lazoja (1)Xhevdet Laze (Lazoja) është i pari person, që ndërtoi fabrikën e oksigjenit në Durrës, fabrikë, të cliën më pas e vuri në fillim në shërbim të pajisjes së spitalit të Durrësit e më pas edhe të spitaleve në Tiranë e më gjerë. Xhevdet Laze, pas vdekjes, për të gjithë aktivitetin e tij, e jo vetëm atë të ndërtimit e pajisjes së spitaleve me rrjetin e oksigjenit, është nderuar me titullin “Nderi i qytetit të Durrësit” me motivacionin “për kontributin e rëndësishëm që ka dhënë gjatë jetës së tij si punëtor, novator dhe drejtues, për vlerat e spikatura intelektuale, qytetare dhe humane“. Titulli iu dorëzua bashkëshortes së tij. 

Ceremionia e nderimit është zhvilluar në odeonin “Nikolin Xhoja” në pallatin e kulturës “Aleksandër Moisiu”, ku morën pjesë shumë familjarë, të afërm, miq, mjekë e bashkëpunëtorë të Lazes në vite. Ata sollën në kujtesën e publikut jetën e Lazes, nga fillimet e tij si  punëtor i thjeshtë, në kthimin e tij në një profesionist të prodhimit të oksigjenit, e mandej si një drejtues i mirëfilltë, prind shembullor i dy vajzave dhe një mik e shok i qytetarëve të Durrësit.

Mjeku Miri Hoti solli në vëmendje të publikut momentin kur, në kirurgji, mungonte oksigjeni dhe Xhevdet Laze solli bombolat e më pas ndërtoi edhe impiantin e shpërndarjes në çdo dhomë e jo vetëm në sallën kirurgjikale.

Kush ishte Xhevdet Laze

Familja e tij mbërriti nga Mali i Zi në fillim të shekullit të kaluar dhe mikpritja durrsake bëri që familja Laze të gjente në Durrës shtëpinë e tyre të re.

Ndërmarrja e Nish Kimikes është hapur në vitet ’30 të shekullit të kaluar, në Shkozet të Durrësit, nga investitorë italianë. Ata, në bashkëpunim me tregtarë vendës, ndërtuan në Shkozet impiantin e parë të oksigjenit për të vazhduar linjën në një godinë në lagjen numër 1 të qytetit dhe një të tretë në Porto Romano.

Pas viteve 1950, bërthama e kësaj punishte në Shkozet me një teknologji të kohës qe Xhevdet Laze. Për disa vite punishtja funksiononte në përbërje të ndërmarrjes së ujërave nga e cila u nda në vitet 1952. Pikërisht në këtë kohë Laze sajoi edhe një fabrikë tjetër oksigjeni në Shkozet. U bashkuan në të njëjtën godinë impianti italian dhe ai që u ndërtua nga Laze duke ruajtur vetëm linjën e oksigjenit. Laze ishte specialist i njohur asokohe jo vetëm në Durrës. Në moshën 24-vjeçare u zgjodh deputet në Kuvendin e Shqipërisë, ndërsa u bë pjesë e delegacionit shqiptar të kryesuar nga diktatori Enver Hoxha në vizitën e tij në Moskë për takimin me Stalinin.

Ish-drejtori i ndërmarrjes industriale kimike të Durrësit u nderua, kur ishte gjallë me titullin e lartë “Hero i Punës Socialiste”. (K.H, portali DurresLajm)

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top