Sunday , November 19 2017
Lajmi i fundit

EBRD: TË IMPRESIONUAR ME REZULTATET E ARRITURA TË UJËSJELLËSIT RAJONAL

002 (2)Charlotte Ruhe, drejtoresha e EBRD për Evropën qendrore dhe juglindore së bashku me shefin e sapo zgjedhur të EBRD për Malin e Zi Jaap Sprey dhe Rade Ralleviq bankierin në zyrën e EBRD-së në Podgoricë vizituan NP “Ujësjellësi rajonal bregdeti malazez

Kjo vizitë është rezultat i bashkëpunimit të suksesshëm shumëvjeçar të kësaj ndërmarrje shtetërore dhe EBRD-së, e cila prej vitit 2007 është partner i NP “Ujësjellësi rajonal bregdeti malazez” në projektin e ndërtimit të sistemit rajonal të ujësjellësit për Bregdetin e Malit të Zi përmes sigurimit të mjeteve kreditore me vlerë prej 18 milion euro.

NP “Ujësjellësi rajonal bregdeti malazez” të gjithë detyrimet e veta kreditore ndaj Bankës evropiane për rikonstruktim dhe zhvillim i kryen në kohë.

Bashkëpunimi në ndërtimin e sistemit rajonal të ujësjellësit shërbeu si bazë që Banka me iniciativë të Qeverisë së Malit të Zi dhe Ministrisë së zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit në vitin 2015 të përkrah projektin e ri, atë të hartimit të Studimit të reformës së sektorit ujor të Malit të Zi. Banka evropiane për rikonstruktim dhe zhvillim ka siguruar mjetet e pakthyeshme me vlerë 90.000 euro për nevojat e hartimit të këtij Studim, të cilin mbas tenderit ndërkombëtar e realizon kompania italiane Studio Mayone me anëtarët italian dhe malazez të konsorciumit.

Përfaqësuesja e lartë e EBRD-së Charlotte Ruhe theksoi se “është e impresionuar me rezultatet e arritura të Ujësjellësit rajonal në periudhën prej vitit 2014 deri në vitin 2017 duke shprehur pritshmërinë që me vazhdimin e reformave në ndërmarrje por edhe në sektorin ujor në tërësi do të vendosen standardet bashkëkohore të menaxhimit me këtë sektor të rëndësishëm, e për çgjë banka do të jap edhe më tej përkrahje të vendosur, para së gjithash në projektet zhvillimore në sektorin e ujësjellësit”.

“Rezultatet e punës të cilët vitet e kaluara i arriti Ujësjellësi rajonal edhe në këtë takim janë vlerësuar si vërtetim i arsyeshmërisë së vizionit të vazhdimit të bashkëpunimit në mes Bankës evropiane për rikonstruktim dhe zhvillim dhe Ujësjellësit rajonal përmes përkrahjes së mëtejme financiare në realizimin e projekteve zhvillimore të cilët Ujëjesllës rajonal, në bashkëpunim me Qeverinë e Malit të Zi së shpejti do ti inicioi, siç janë: kyçja e komunës së Herceg Novit me sistemin rajonal të ujësjellësit, vazhdimin e ndërtimit të fazës së dytë të sistemit, si dhe ndërtimi i rrjetit lokal të ujësjellësit për disa mijëra objekte në Bregdetin malazez të cilët nuk janë të kyçur në sistemet e ujësjellësit të cilët janë të menaxhuar nga Ujëjesllësat dhe kanalizimet, etj.”, tha Goran Jevriq, drejtori i NP “Ujësjellësi rajonal Bregdeti malazez”.

Delegacioni i Bankës evropiane për rikonstruktim dhe zhvillim gjatë qëndrimit në Ujësjellësin rajonal kishte mundësi të shoh të gjithë sfidat të cilat ndodhen në rrugën e realizimit të këtij projekti të rëndësishëm infrastrukturor dhe shprehu kënaqësin me filmin e prezantuar “Projekti i cili ndryshoi Malin e Zi”, por edhe me prezantimin e rezultateve të punës të kësaj ndërmarrje shtetërore të cilat i karakterizon trendi i rritjes të të gjithë parametrave të punës me të cilët në tërësi u dëshmua se menaxhimi i qëndruehsëm i këtij sistemi infrastrukturor ka rëndësi të madhe për ambientin e përgjithshëm ekonomik të Malit të Zi.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top