Deri mbrëmë në mesnatë drejtuesit e Partisë demokratike të Fatmir Gjekes dhe Forcës së re demokratike të Nazif Cungut kanë negociuar për vazhdimin e mbledhjes së Parlamentit lokal në rend të ditës të cilit gjendet rebalanca e buxhetit për këtë vit.
Të dy anët, siç mëson Portali Ul-info, mbeten në qëndrimet e tyre të mëparshme.
Opozita gjatë diskutimit parlamentar ka thënë se do të përkrahë rebalancën vetëm nëse këtë gjë e bëjnë të gjithë partitë qeverisëse.
Mbas dështimit të negociatave të mbrëmshme dhe bllokimit të sjelljes së vendimeve në Parlamentin lokal koalicioni qeverisës në Ulqin praktikisht nuk ekziston.