Thursday , August 24 2017
Lajmi i fundit

Edhe MOGULI apelon: URGJENTISHT TË ZGJIDHET PROBLEMI ME KOMPENSIMET PËR NËNA

MogulGrupi i përbërë nga shtatë organizata joqeveritare (OJQ), në mesin e të cilëve është edhe MOGUL-i, ka ftuar Qeverinë dhe Gjykatën kushtetuese që, në proces urgjent, të zgjidhin problemin e të drejtës tashmë të fituar për kompensim me para, për nënat me tre dhe më shumë fëmijë.

Në letër të cilën e dërguan thuhet se është shkelur Kushtetuta me heqjen e të drejtës së arritur për kompensim me para për nënat me tre ose më shumë fëmijë.

“E drejta e tyre për kompensim për fat të keq nuk është mbrojtur me autoritet, e as me ndërgjegjen e atyre që kanë votuar këtë Ligj, të cilët pa shumë mund duke ardhur në Kuvend dhe Qeveri sjellin kokën nga ato, të cilët tash disa javë, kërkojnë vetëm atë çfarë është e tyrja. Prandaj vendosen që të drejtën e tyre ta mbrojnë me jetë”, thuhet në letër, transmeton PR qendra.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top