EDHE NJË APEL PËR PYLLIN E PISHAVE

borovasumaNjë nga simbolet e Ulqinit është Pylli i pishave. Ai është “mushkëri” në breg të detit, port shpëtimi për astmatikët, por edhe për ato që janë infertile, sepse në njërin nga gjiret e tij, në Plazhin e grave, burimet e ujit të sulfurit në mënyrë të suksesshme shërojnë infertilitetin.

Por, kjo bukuri për çdo ditë zhduket, edhe pse gati çdo vit në mënyrë pompoze nisin aksionet e revitalizimit të Pyllit të pishave.

Trungjet e pishave të vjetra po thyhen, lakohen, prehen. Faktor ka shumë: para së gjithash pakujdesi i njerëzve dhe erozioni i tokës.

Është koha më në fund që kjo oazë natyrore të revitalizohet dhe të ruhet ky resurs shumë i rëndësishëm. Vetëm duhet pak vullnet, dije dhe mjete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…