Thursday , October 22 2020
Lajmi i fundit

Edhe pse ka rrënjët prej këtej: KURTI (NUK)ËSHTË I MIRËSEARDHUR

Mundësia që lëvizja “Vetëvendosje” e Albin Kurtit të kyçet në skenën politike të Malit të Zi nuk është pritur me entuziazëm tek përfaqësuesit politik të shqiptarëve vendor. “Në skenën politike ka tepër parti shqiptare dhe nuk do të ishte korrekte të formohet edhe një. Por lëvizja e ngjashme me atë të Kurtit në Mal të Zi mirë do ti vinte shqiptarëve”, tha për “Vijesti” kreu i “Inicijativës qytetare” Vasel Sinishtaj.

Ai vlerësoi që shumica e partive tani vrapojnë kah pushteti, ku kërkohen vetëm njerëzit e dëgjueshëm.

Duke treguar që para zgjedhjeve parlamentare Kurti kërkoj nga partitë politike të Shqiptarëve në Mal të Zi të bëjnë platformë unike, funksionari i Lidhjes Demokratike në Mal të Zi Nikollë Camaj tha që ndërhyrja e Kurtit në situatën politike në këtë vend askujt nuk do ti shërbente. “Kurti tentoi para zgjedhjeve të bashkoj partitë dhe konkludimi i qytetarëve ishte që ai nuk ja arriti, por ja arriti ti bashkoj Millo Gjukanoviq ”.

Nënkryetari i Forcës Genci Nimanbegu dukndshme e komentuar lajmin për kyçjen e mundshme të Kurtit në jetën politike në Mal të Zi tha që “tregu është i hapur për të gjithë që dëshirojnë të merren me politikë”.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top