Sunday , August 18 2019
Lajmi i fundit

EEMZ: CENTRALI DIELLOR NË MAL TË BRISË DO TË KETË 226 PUNËTORË

Solarna farmaFaza e pare e punimeve të centralit me erë me fuqi të instaluar 260 MW në lokalitetin Mali i Brisë do të filloi në vitin 2020, me afat të ndërtimit 18 muaj, u paralajmërua nga Elektroekonomia e Malit të Zi.

Në këtë kompani pritet që prodhimi mund të filloi në fund të vitit 2021, ndërsa vlera e projektit do të tejkalojë 200 milion euro.

“Dobia nga realizimi i projektit do të jetë e shumëfishtë për EEMZ-në, shtetin, administratën lokale, kompanitë vendase dhe në fund edhe për qytetët dhe konsumatorët. Vetëm për qira investitori për periudhën 25 vjeçare të jetëgjatësisë së punës së centralit në buxhetit shtetëror do të paguajë mbi 50 milion euro, duke mos llogaritur kompensimet, tatimet dhe shpenzimet tjera të planifikuara prej të cilëve pjesa e konsiderueshme do të derdhet në arkën e Komunës”, thonë nga EEMZ duke theksuar se është paraparë punësimi i mbi 226 punëtorëve.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top