Wednesday , November 21 2018
Lajmi i fundit

EEMZ dhe FORTUM-i finlandez: TË INTERESUAR PËR NDËRTIMIN E CENTRALIT DIELLOR NË ULQIN

 

Solarna farmaKonsorciumi i Elektroekonomisë së Malit të Zi (EEMZ) dhe kompanisë finlandeze Fortum, sot dorëzoi ofertën për thirrjen publike të Ministrisë së Ekonomisë për ndërtimin e centralit diellor në lokalitetin Mali i Brisë – Komuna e Ulqinit.

Menaxhmenti i kompanisë tonë, me ftesë të Fortum-it, njohu këtë projekt si mundësi të pozicionuar mirë financiare dhe strategjike për zhvillimin e ardhshëm me potencial të rëndësishëm energjetik, ndërsa performancat e punës së kompanisë shkojnë në favor të vazhdimit të ciklit të planifikuar ambicioz të investimeve.

Fortumi finladez është një nga liderët në këtë fushë dhe momentalisht ka kapacitet diellor prej 220 MW. Punëson rreth 9.000 punëtorë me ekspertët udhëheqës në këtë fushë në vendet nordike dhe balltike. Shitja e vjetshme e energjisë së Fortunit kapi vlerën prej 4,5 miliard euro.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top