Sunday , March 29 2020
Lajmi i fundit

EEMZ: FATURA MESATARE E RRYMËS NË DHJETOR NË ULQIN ËSHTË 37 EURO

 

Racun, EPCGFatura mesatare e dhjetorit për energji elektrike për amvisëritë në nivel të Malit të Zi (nëse përjashtohen sahatet matës të palexuara në objektet të cilët nuk janë vazhdimisht të banuara) ishte 38,60 euro.

Amvisëritë në Ulqin kishin konsum pak më të ulët, gjegjësisht 37,15 euro, gjersa numri i paguesve të rregullt është 6.339.

Përndryshe, Elektroekonomia e Malit të Zi, për të gjithë anëtarët e Skuadrës së artë, organizon lojën shpërblyese “Skuadra e artë – Energjia e cila na lëviz” në periudhën prej me 9 deri me 31 janar të vitit 2020.

Në lojën shpërblyese të drejtë pjesëmarrje kanë blerësit nga kategoria e AMVISËRIVE, të cilët me datë 31.01.2020 do ta kenë gjendjen në faturë 0 euro, gjegjësisht ato të cilët nuk kanë borxhe.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top