Friday , February 22 2019
Lajmi i fundit

EEMZ: SHKYÇJA NGA RRJETI ME DY FATURA TË PAPAGUARA

logo-epcgElektroekonomia e Malit të Zi do të shkyç konsumatorët nga rrjeti për dy fatura mujore të papaguara pavarësisht nga shuma, është lajmëruar nga kjo kompani për “Dnevne novine”.

Siç është shpjeguar, në vijim është përgatitja e kritereve të cilët do të parashohin masa të reja, më të ashpra. Deri tani nga rrjeti janë shkyç amvisëritë borxhi i të cilave ka kaluar shumën prej 300 euro.

Drejtori i tërësisë funksionale “Furnizimi” Vladan Bojiçiq ka ftuar konsumatorët që të marrinë pjesë në aksionin “Të ndajmë ngarkesën” në mënyrë që të shmangin shkyçjen. “Këto janë konsumatorët të cilët i paguajnë faturat rregullisht, por për një arsye e kapërcejnë një, dy apo tre muaj dhe pastaj borxhin e mbajnë nën shumën prej 300 euro. Kjo grup e konsumatorëve gjeneron sasi të madhe të borxhit dhe së shpejti do të ndryshojmë procedurat në kuptim që do të vendosen kriteret tjera për shkyçjen, të ngjashëm me atë që kanë ndërmarrjet tjera që ofrojnë shërbime të këtij lloji, psh. dy fatura të papaguara pavarësisht shumës ”, tha Bojiçiq.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top