Monday , July 16 2018
Lajmi i fundit

EEMZ: ULQINAKËT SHPENZOJNË MË SHUMË RRYMË SE MESATARJA SHTETËRORE

 

Racun StrujaFatura mesatare për energji elektrike për amvisëri në nivel të Malit të Zi (nëse hiqen vendet matëse në objektet e pabanuara vazhdimitsht) është 39,67 euro.

Siç thuhet nga Elektroekonomia e Malit të Zi, amvisëritë në Ulqin shënojnë konsum pak më të lartë nga mesatarja, gjegjësisht 41,37 euro.

Në këtë komunë faturat e marsit do ti fitojnë 5.834 amvisëri.

Përndryshe, Elektroekonomia e Malit të Zi ka iniciuar aksionin “Për faturë të pastër” (ZA CIST RACUN) në të cilën personave juridik të cilët kanë borxh për energji të shpenzuar elektrike për fillim i ofrohet që 30 për qind të borxhit ta paguajnë në 30 muajt e ardhshëm, në këste fikse mujore.

Në aksion mund të marrin pjesë të gjithë personat juridik të cilët kanë më shumë se tre fatura të papaguara për energji elektrike, pavarësisht në lartësinë e borxhit, me kusht që të paguajnë faturën e fundit dhe të nënshkruajnë Marrëveshjen për shlyerjen e detyrimeve sipas kushteve të favorshme. Aksioni zgjatë deri me 31 Maj të vitit 2018.

Ftojmë personat juridik që kanë borxh për energji elektrike që ta shfrytëzojnë këtë mundësi unike.

Më shumë informata konsumatorët mund të fitojnë falas në numrin 19100, në sportele, ueb portalin www.epcg.com ose në faqen e Facebookut.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top