Tuesday , November 20 2018
Lajmi i fundit

Eksperti kroat: HULUMTIMI I NAFTËS VETËM BREDHJE PA REZULTAT

KaDIJAPasi që në fund të dhjetorit të përfundojë punën anija për hulumtime sizmike të konsorciumit italo-rus “Eni – Novatek” do të definohen lokacionet për hapjen e puseve hulumtuese, në mënyrë që në fund të vitit të ardhshëm ose në fillim të vitit 2020 të fillohet me shpime në detin e Ulqinit.

Gjeologu Stanko Kadija, i cili për një kohë të gjatë ishte drejtuesi i departamentit të gjeologjisë në kompaninë e njohur kroate “Ina – Naftaplin” dhe përcolli pikërisht hulumtimet në nëndetin e Adriatikut, thotë se burimet e përcaktuara të naftës dhe gazit janë thjeshtë shumë të vogla për punë serioze. “Prandaj çdo gjë që tentohet sot është vetëm bredhje e cila nuk do të jap asnjëfarë rezultatesh”, mendon ky ekspert.

Edhe tapa vazhdon e qëndron në pusin hulumtues i cili para tre dekadash u shpua pranë Valdanosit deri në thellësinë prej 5.309 metër, sepse prodhimi nuk ishte i leverdishëm komercialisht edhe pse atëherë hulumtimet janë kryer nga kompanitë vendase.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top