Friday , July 19 2019
Lajmi i fundit

Ekspozita e nxënësve: MESAZHET E TOLERANCËS TË PIKTURUARA ME ZEMËR

20190514_123831Organizata joqeveritare “Horizonti i Ri” në bashkëpunim me Bibliotekën e Qytetit dhe Shkollën Fillore “Marshall Tito” filluan realizimin e projektit me titull “Fëmijët e Ulqinit – promotorë të tolerancës së diversitetit”.

Qëllimi i këtij projekti, të cilin e mbështetë Ministria e Arsimit e Malit të Zi, është që në një mjedis shumëkulturor siç është Ulqini, t’iu ofrojë fëmijëve në shkollat fillore mundësinë për të zhvilluar e promovuar tolerancën si dhe vetëdijen për përkatësinë, ruajtjen dhe respektimin e vlerave në diversitet.

Objektivat specifike të këtij projekti janë:

• Edukimi jashtëinstitucional i 30 fëmijëve – promotorë të tolerancës së diversitetit dhe jodhunës;
• Familjarizimi i fëmijëve me vlerat e kulturave në mjedisin përreth tyre;
• Krijimi i kontakteve të drejtpërdrejta të fëmijëve nga zona urbane me ato të fëmijëve nga shkollat rurale;
• Ndërtimi i një bashkëpunimi cilësor mes OJQ-ve, shkollave fillore dhe institucioneve publike në komunitetin lokale;
• Inkurajimi i mediave për të informuar për rëndësinë e edukimit të fëmijëve kundër dhunës;
• Nxitja e fëmijëve për zhvillimin e vlerave estetike dhe edukim të përjetshëm si arsimin formal ashtu edhe në atë jo-formal.
Përveç programit edukativ i cili përfshinë 8 workshope interaktive, nxënësit do të marrin pjesë edhe në vizita studimore që do të organizohen në institucione arsimore dhe objekte të trashëgimisë kulturore, në territorin e komunës së Ulqinit dhe të Tivarit; do të jenë pjesëmarrës të ekspozitës me punime figurative të bashkëmoshatarëve të tyre si dhe do të marrin pjesë në xhirimin e një materiali të shkurtër filmik për promovimin e tolerancës dhe jodhunës në shkolla.IMG-693e76e20c7e11d44c56246597368892-V
Përmes aktiviteteve të këtij projekti, fëmijët në mënyre kreative do të:
• zhvillojnë aftësi dhe shkathtësi të ndryshme (në komunikim, dëgjimin aktiv dhe reflektim, bashkëpunim, empati dhe dhembshuri, mendim kritik dhe zgjidhjen e problemeve, ndërmjetësim, negocim dhe transformim të konflikteve)
• fitojnë njohuri të reja (njohja e paragjykimeve, informacione që kanë të bëjnë me diversitetin kulturor, barazinë gjinore, të drejtat e njeriut, të drejtën ndërkombëtare)
• krijojnë qëndrime (vetëbesim, keqardhje, tolerancë dhe respekt për diversitetin, nderim për dinjitetin njerëzor, mirëkuptim ndërkulturor, përgjegjësi shoqërore, solidaritet, kujdes).

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top