Sunday , July 22 2018
Lajmi i fundit

Ekuador: LIKUIDOHEN ULQINAKU DHE BASHKËSHORTJA E TIJ

Fadil Kacanic 2Shtetasi i Malit të Zi Fadil Kaçaniq (64) dhe bashkëshortja e tij Fatima (63) janë vrarë në Ekuador, shkruan Portali RTCG.

Portali “Eltelegrafo” shkruan se Kaçaniq është vrarë me të shtëna nga arma e zjarrit, gjersa bashkëshortja e tij është vrarë me goditje të sendit të fortë në kokë.

Sipas informatave jozyrtare të medieve Kaçaniq u likuidua me tre plumba nga pistoleta.

Mediet thonë se Kaçaniq për shkak të trafikut të lëndëve narkotike ishte disa vite në burg, gjersa ishte i akuzuar edhe për grabitje.

Pak kohë më parë u lirua dhe po kryente dënimin me kusht.

Në vendngjarje u gjetën gjurmët balistike dhe guri për të cilin dyshohet se është shfrytëzuar si armë, për ç’arsye dyshohet se viktimat janë vrarë te vendi ku u gjetën.

Siç transmeton portali ekuadorian “Extra”, vrasësit u prezantuan si policë, duke treguar urdhërin e rrejshëm për kontroll.

“Menduan se kanë kryer krim të përsosur, por i regjistruan kamerat e vendosura në pronë”, theksoi prokurori Viktor Gonzales.

Gjenerali policor Marçelo Tobar theksoi se Kaçaniq kishte dosje kriminale për shkak të trafikut të lëndëve narkotike, gjersa gruaja e vrarë punonte në aeroportin Zhoze Zhakin de Olmedo.

Kjo nuk është vrasje e thjeshtë, dyshojmë në lidhshmërinë me krimin e organizuar”, tha ai, ndërsa transmeton portali ekuadorian “Extra”.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top