Thursday , November 23 2017
Lajmi i fundit

Elezaga për “rastin K1”: PUNË PËR PROKURORINË SPECIALE

 

Skender Elezaga, Skender Elezagic“Vendimi i Gjykatës ekonomike që Komuna e Ulqinit duhet të paguajë „Rekreatursit“ inekzistent rreth tetë milion euro (për dëmin, kamatat dhe shpenzimet gjyqësore) është skandaloz, dhe atë mbi disa baza. Duke filluar nga kompetenca kontestuese e Gjykatës ekonomike në këtë kontest deri tek fakti që kontesti i cili (jo rastësisht) është zhvilluar më shumë se 30 vite menjëherë përfundon pikërisht tani, dhe atë mjaftë thjeshtë”, deklaroi shefi i Klubit të këshilltarëve të Partisë socialdemokrate Skender Elezaga.

Sipas fjalëve të tija, nevojitet shumë hapësirë për të analizuar të gjithë detajet kontestuese të aktvendimit, por që në shikim të parë është e dukshme që gjykata, në procesin e përsëritur, nuk i largoi të gjithë parregullsitë të cilat i theksoi Gjykata e apelit kur e hodhi poshtë vendimin e mëparshëm.

Kjo, siç tha ai, para së gjithash ka të bëjë me lartësinë e dëmit të krijuar (a morri paditësi, pas heqjes së lejes së ndërtimit dhe sjelljes së vendimit për prishje, të gjithë masat që të mbrojë interesat e vet dhe të mos krijohet dëmi), si dhe lartësinë e dëmit të vlerësuar, por edhe shumë gjëra të tjera.

„Për shkak të të gjitha këtyre, mendoj që ky vendim do të bijë poshtë në procesin e kontrollit para Gjykatës së apelit, por mendoj që janë krijuar kushtet që me të gjitha këto që ndodhën në këtë kontest të merret edhe Prokuroria speciale“, përfundoi Elezaga.

 

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top