Ekonomisti Skender Elezaga deklaroi se realiteti momental ekonomik në Ulqin është me siguri më i zymtë sesa duket.
“Mungesa e çfarëdo vizioni të zhvillimit ekonomik tek pushteti vendor dhe ai shtetëror bëri që nga një qytet me perspektivë dhe me potencialin më të madh zhvillimor në Malin e Zi kemi të vetmen komunë të varfër në Bregdet. Kam frikë se muajt e ardhshëm do të tregojnë të gjitha pasojat rrënuese të cilat në një strukturë të dobët ekonomike mund t’i shkaktojë dështimi i vetëm një sezoni turistik”, tha ai për “Vijesti”.
Sipas vlerësimeve të tija, në krahasim me vitin e kaluar rënia e të ardhurave në Ulqin kap shifrat prej 50 deri në 60 milion euro, që, siç shton ai, do të shkaktojë uljen e numrit të t’ punësuarve dhe rënien e pagave.