Thursday , October 18 2018
Lajmi i fundit

Elezaga: TË FORMOHET BLLOKU QYTETARË

Skender Elezaga, Skender ElezagicShefi i klubit të këshilltarëve të Partisë Socialdemokrate në Kuvendin e Komunës së Ulqinit Skender Elezaga deklaroi se për këto zgjedhje duhet të formohet i ashtuquajturi blloku qytetarë.

Sipas fjalëve të tija, ky grupim do të mund të fitonte shumë vota të qytetarëve të Ulqinit, të cilët janë të pakënaqur me rezultatet e pushtetit komunal.

“Është reale që ekziston hapësira për forcim, jo vetëm të PSD-së, por edhe të bllokut opozitar. Ky pushtet nuk arriti për dy vite të shpenzojë 25 milion mjete të siguruara, nuk kemi asnjë cent investime në zgjidhjen e problemeve të ujërave të zeza të këtij qytet, që është kusht kyç për zhvillimin e turizmit”, theksoi ai duke shtuar se është dëm që zgjedhjet nuk mbahen më shpesh.

“Atëherë pushteti e ndjenë që iu ikën toka nën këmbë dhe tentojnë që të rregullojnë çdo gjë që nuk arritën ta bëjnë”, shtoi Elezaga.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top