Tuesday , June 18 2019
Lajmi i fundit

Elezagiq: MBLEDHJA E KUVENDIT TË KOMUNËS DUHET TË VAZHDOHET

Kryetari i klubit të këshilltarëve të Partisë Socialdemokrate Skender Elezagiq tha që është ndërprerë mbledhja e Kuvendit komunal të Ulqinit gjatë diskutimit për Raportin e punës të kryetarit të komunës Nazif Cungu për vitin 2012 duhet të vazhdohet deri në fund të korrikut.

“Ligjërisht gjërat janë të qarta: sesioni i zakonshëm i Parlamentit i cili ka filluar me 1 prill duhet të përfundohet deri më 31 korrik. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë kjo do të thotë që shumica aktuale nuk ka siguruar shumicën e nevojshme për votimin e pikave që janë në rend dite. Atëherë kjo pikë trajtohet si e jo e miratuar për një kohë të caktuar”, tha ai në intervistën për Radio Ulqin.

Elezagiq e ka akuzuar partnerin më të madh të koalicionit në pushtet komunal, Forcën e re demokratike, për “shkelje të rëndë të marrëveshjes së koalicionit”. “Për arsye të prurjes së vendimeve në një rreth të ngushtë njerëzish ne kemi, në njëfarë dore, pushtet autokratik në Ulqin”, tha ai dhe shtoi që PSD nuk është e gatshme të toleroj këtë mënyrë të ushtrimit të pushtetit.

“Vetëm dy ditë pasi që e dorëzoj Raportin e punës në Kuvend duke theksuar që pushteti ishte i suksesshëm kryetari Cungu deklaroi për medie që duhet të shpallen zgjedhjet. Nuk e kemi të qartë çka ndryshoj ndërkohë”, tha ai dhe theksoi që në partinë e tij mendojnë që mënyra më e mirë për tejkalimin e krizës aktuale në Ulqin është që ti kthehet mandati qytetarëve.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top