Friday , October 18 2019
Lajmi i fundit

Elezagiq: ULQINAKËT U BËNË PENGJE TË TREGËTISË POLITIKE

Skender Elezaga, Skender ElezagicKryetari i Këshillit komunal të Partisë socialdemokrate Skender Elezagiq ka thënë se Ulqinakët janë bërë pengje të tregtisë politike.

Ai për “Vijesti” tha se drejtuesit e PDS-së dy herë në kabinetin e kryetarit të Komunës kanë pranuar që të jenë në sallë në seancat e jashtëzakonshme të Kuvendit në mënyrë që të miratohen disa vendime të rëndësishme për qytetarët, por, pastaj, me siguri për shkak të vendimeve të qendrës në Podgoricë, kanë hequr dorë nga kjo gjë.

“Deri kur të presim vendimin përfundimtar të PDS-së”, u pyet Elezagiq.

Sipas fjalëve të tija, është krejtësisht e papërgjegjshme ndaj qytetarëve sjellja e disa subjekteve politike. “Miratimi i buxhetit është parakusht themelor për marrjen e kredisë të cilën e garanton Qeveria, e cila do të zgjidhte problemet e shumta në funksionimin e komunës dhe do të hapte dyert e investimeve të akorduara. Prapaskena e bojkotit është vetëm qëllimi të pengohet kundërshtari politik, pavarësisht në interesat e qytetarëve”, tha kryetari i PSD-së në Ulqin duke shtuar se në këtë situatë gjëja më korrekte është t’i kthehen mandatet qytetarëve.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top