Wednesday , August 5 2020
Lajmi i fundit

Emërimet: BECI KONTROLLON KOMUNËN E ULQINIT

Safet BeciNë emër të “treshes opozitare” e cila nënshkroi Marrëveshjen për organizim të zgjedhjeve të lira dhe drejtë, kontrollor në Komunë të Ulqinit do të jetë funksionari i URA-së Safet Beci, mëson Portali Ul-info.
Beci deri para pak kohësh kryente funksionin e nënkryetarit të Komunës së Ulqinit.

Sipas dispozitave të Marrëveshjes, ai në Sekretariatin për financa dhe buxhet do të ketë kompetenca shtesë: qasje ditore në të gjithë kartelat analitike, në ndarjen e të gjithë formave të ndihmës sociale dhe në punësim në kohë të caktuar dhe të pacaktuar në administratën lokale.

Përndryshe, opozita do të ketë edhe disa vende në këshillat drejtues të ndërmarrjeve publike në komunë të Ulqinit.

One comment

  1. Ke me kontrollua ky? Nuk e di qe ky eshte ndonje person me pervoj ne manxhim te finansave dhe ne funksionin e kontrolluesit ??? edhe URA kety vetem sa po dergon njerzit e vet sa me marr rroge. Reformat keshtu nuk bahen. Vetem thjesht po bajm politik.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top