Wednesday , July 26 2017
Lajmi i fundit

Emërimet: HAJDINAGA DREJTOR I „BURSËS SË ENERGJISË ELEKTRIKE“

Gezim Hajdinaga, Gzim HajdinagaKëshilli i drejtorëve i „Bursës së energjisë elektrike“ ka emëruar në mbledhjen e vet të parë, e cila u mbajt të mërkurën, inxhinierin e diplomuar Gëzim Hajdinagën për drejtor ekzekutiv të kompanisë.

Themelues të kësaj ndërmarrje të aksionarëve janë tre subjekte të fuqishme energjetike: Elektroekonomia e Malit të Zi, Operatori malazez i tregut të energjisë elektrike dhe Sistemi malazez i elektroshpërndarjes.

Hajdinaga në prill të këtij viti u zgjodh në vendin e zëvendë kryetarit të Partisë demokratike.

Ai, përveç të tjerash, ka kryer funksionin e ministrit në qeverinë malazez dhe atë të kryekomunarit të Ulqinit.

2 comments

  1. Sa t ri e t reja jan pa pun n Ulqin e n Mal t Zi, rini qi e ka kry shkolen, ka msu oer me e kry shkollen, e ja si kta si i kan fitu dipllomat n hajdije. Marre isht qi njerz si ky e si Genci i mledhin si klikera fotelat e pozitat e tan aja rini rrin pa pun

  2. heh, mendojm se kemi edhe njerez te rinj edhe me ambicioz per kesi lloj lamij ,por keta po i i fusin njerez qe e din krejt ulqini se cfar kan ba kur kan qen ne poste te larta , e keta individ veshtir esht per tju besuar, por do ja lajm kohes .

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top