Friday , September 20 2019
Lajmi i fundit

EPCG: KONSUMI MË I MADH I ENERGJISË ELEKTRIKE NË AMVISËRI NË QERSHOR ISHTE NË ULQIN

 

Racun, EPCGAmvisëritë në qershor të vitit 2019 shpenzuan 97.768.675 kWh energji elektrike, që është 2,9 për qind më shumë në krahasim me konsumin e realizuar në maj të vitit 2019, gjegjësisht 9,1% më shumë se konsumi i arritur në qershor të vitit 2018, njoftohet nga Elektroekonomia e Malit të Zi.

Fatura mesatare e qershorit për energji elektrike për amvisëri në nivel të Malit të Zi (nëse përjashtohen vendet e palexuara matëse në objektet që nuk janë të banuara përherë) është 31,33 euro.

Konsumi më i madh mesatar muajin e kaluar u regjistrua në Ulqin ku diç më pak se 6.000 amvisëri mesatarisht kanë shpenzuar energji elektrike me vlerë 40,68 euro.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top