Sunday , November 19 2017
Lajmi i fundit

EPCG: KONSUMI MESATAR I RRYMËS NË TETOR ISHTE 32 EURO

Racun StrujaFatura mesatare për konsumin e energjisë elektrike për amvisëri në territorin e komunës së Ulqinit gjatë muajit të kaluar ishte 31,81 euro, mëson Portali Ul-info në Elektroekonominë e Malit të Zi.

Theksohet që numri i paguesve të rregullt të energjisë elektrike në Ulqin është 6.194.

Përndryshe, nga 1 nëntori nisi cikli i pestë i aksionit „TË NDAJMË BARRËN“. Në aksion mund të kyçen të gjithë amvisëritë të cilët kanë borxh për rrymën elektrike të konsumuar. Kusht është pagesa e tre faturave të fundit, ndërsa me pjesëmarrje në këtë aksion borxhin e shlyejnë në këste fikse mujore me vlerë 20 euro, pa pjesëmarrje dhe me ndërprerje të llogaritjes së mëtejme të kamatës, gjersa kontrata të jetë në fuqi.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top