Saturday , April 20 2019
Lajmi i fundit

Erste banka: PRAPË BANKA E VITIT NË MAL TË ZI

Aleksa Lukic - Aleksa LukiqErste Bank SHA Podgoricë prapë fitoi çmimin për bankën më të mirë në Mal të Zi, (The Bank of the Year 2013), të cilën e jep revista financiare me ndikim botëror “The Banker”, në botimin e “Financial Times Group”.

Çmimi Banka e vitit në Mal të Zi është dorëzuar drejtorit ekzekutiv të Erste bankës Aleksa Lukiq në ceremoninë e mbajtur në Londër, të enjten me 28 nëntor.

“Kemi nderë të jashtëzakonshëm që Erste Bank SHA Podgoricë prapë ka fituar një nga çmimet më të rëndësishme ndërkombëtare në sektorin e bankave. Ekonominë e presin sfida të shumta, ndërsa Erste banka tenton që në mënyrë aktive të përkrahë ekonominë dhe ti jap mbështetje popullsisë. Stabiliteti i punës, cilësia e portfolios dhe rezultatet e mira të punës janë themel cilësor që Erste banka edhe në të ardhmen të vazhdoj me përkrahjen aktive të ekonomisë dhe komunitetit shoqëror në përgjithësi”, tha Lukiq.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top