Sunday , October 20 2019
Lajmi i fundit

Eurofond: KANË PAGUAR MË PAKË SE SHTATË MILION PËR KRIPOREN

Kriporja, SolanaNëpërmjet shitjes në bursë dhe më vonë dokapitalizimit, Eurofondi nuk ka paguar më shumë se 6,7 milion euro për Kriporen, shkruan “Vijesti”.

Ky fond investues prej më shumë se dhjetë vitesh menaxhon këtë ndërmarrje më të vjetër në Ulqin.

Vlera e Kripores në vitin 2000 ishte 110,3 milion marka, gjegjësisht 55 milion euro. Në tenderin e parë publik për shitjen e saj, të cilin e shpalli administruesi i falimentit, ajo u ofrua për 257,8 milion euro.

Në Eurofond presin mendimin e Këshillit për privatizim se a është paguar çmimi i tregut për këtë kompani gjatë procesit të privatizimit.

“Vijesti” thotë se motivi kryesor për blerjen e kësaj kompanie nuk ishte mbijetesa e saj, por fitimi i pronësisë ndaj patundshmërive të vlefshme.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top