Friday , July 19 2019
Lajmi i fundit

Eurofond: KUR KOMUNA E ULQINIT TA MIRATOJË VENDIMIN PËR MBROJTJEN E KRIPORES, NE DO TA PADISIM

Konferenca Solana, KriporjaPërfaqësuesit e “Eurofondit” deklaruan në Konferencën e djeshme Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Kripores se do të dorëzojnë padinë kundër Komunës së Ulqinit kur të miratohet vendimi për mbrojtjen e kësaj hapësire.

Fondi i Mbyllur Investues “Eurofond” e menaxhon Kriporen prej vitit 2005.

Kundër këtyre qëndrimeve ashpër reagoi nënkryetarja e Komunës së Ulqinit Hadixha Gjoni. “Nuk do të flisja kështu sikur të isha prej atyre të cilët e shkatërruan Kriporen dhe e ulën këmbëkryq mjerimin në atë vend”, tha ajo.

Kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq shtoi se Kuvendi i Komunës së shpejti në mbledhjen e veçantë do të miratojë vendimin për shpalljen e Kripores Park të Natyrës.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top