Friday , November 27 2020
Lajmi i fundit

F.Gjeka: TANI KEMI NEVOJË MË SHUMË SE KURRË TA PËRKRAHIM NJËRI-TJETRIN

Fatmir Gjeka, Fatmir DjekaTë nderuar qytetarë!

Ulqini dhe i gjithë Mali i Zi po përjetojnë momente të vështira si pasojë e COVID-19. Për fat të keq, kemi humbur shumë jetë njerëzore, në mesin e të cilëve edhe shumë të rinj. Fëmijët mbetën pa prindër, motrat pa vëllezër, gratë pa bashkëshortë…

Prandaj e ndiej obligim moral, qytetar dhe zyrtar t’ju bëj thirrje që në këto momente fatkeqësie kemi nevojë më shumë se kurrë ta përkrahim njëri-tjetrin, në këtë luftë të cilën po mundohemi ta përballojmë së bashku. Qytetarët, mjekët, institucionet duhet të jenë të bashkuar në javët dhe muajt që janë para nesh, t’i respektojmë masat, të mbrojmë veten dhe të tjerët, në mënyrë që ta fitojmë këtë betejë.

Që nga fillimi i valës së dytë të pandemisë, gjatë gjithë kohës jemi në kontakt të vazhdueshëm me spitalet në vend duke e përcjellur situatën dhe shkëmbyer informacionet.

Një falënderim shumë i veçantë për diasporën tonë e cila, si gjithnjë, edhe në këtë situatë të vështirë na është gjetur pranë duke i ndihmuar të infektuarit dhe familjet që kanë përjetuar tragjedi.

Fatmir Gjeka, deputet dhe kryetar i PD

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top