Sunday , September 24 2017
Lajmi i fundit

F.Hajdinaga: QENTË ENDACAK SULMOJNË NJERËZIT, MU STRASUA DJALI

 

Keti (1)Punëtori i Shërbimit të mbrojtjes dhe shpëtimit Fikret Hajdinaga tha se të enjten në mbrëmje, pas mesnatës, jo larg Stacionit të autobusëve ka parë fugonin e bardh, pa targa, nga ku janë lëshuar qentë endacak.

Ai vlerësoi se ky është shndërruar në problem të madh për Ulqin. „Para dhjetë ditësh vajzen 10 vjeçare e sulmoi një qen i till dhe e kafshoi në këmbë. Të premten djalin tim, kur u nis në shkollë, e sulmuan qentë endacak. Për fat të mirë, isha në oborr dhe parandalova pasojat më të rënda. Po ashtu dje, rreth orës 17, u sulmua një person përball Gjimnazit“, tha Hajdinaga.

Ai theksoi se djali i tij u stresua edhe pse është rritur me qenë. „Nëse organet kompetente nuk ndërmarrin asgjë, do të jem i detyruar që situatën ta zgjidhë vet“, shtoi Hajdinaga.

 

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top