Wednesday , August 5 2020
Lajmi i fundit

F.Mustafa: “SERVANTESI DHE DULCINEA” VAZHDON ME SUKSESE

Flutur MustafaServantesi dhe Dulcinea e tij bashke me Kapedan Arnaut Mamin dhe Mehmet Begun, shoqeruan dje gazetaret e TV PRVA te Malit te Zi ne qytetin e vjeter te Ulqinit.

Ky interesim per Ulqinin si qytet te Servantesit nuk eshte i rastesishem. Kjo ndodhi pas zbulimit te varrit te tij dhe gjetjes se disa dokumenteve ne te cilat mendohet te jete e deshmuar edhe ardhja e tij ne Ulqin mirepo perderisa keto dokumente nuk jane bere akoma publike, historianet nga gjithe Evropa po merren me studime me te te thelluara kurse gazetaret po i ndjekin hap pas hapi.
Miguel de Servantes u be i njohur me vepren e tij “Don Kishoti” vepra letrare me e perkthyer ne bote ne keto 400 vite.
Ekipi i Teatrit te qytetit te Ulqinit (Teatri Dulcinea ne themelim), sot e vendosi me ndryshe ne skenen e improvizuar pikerisht ne Tregun e Roberve ne Qytetin e Vjeter te Ulqinit, disa skena nga Shfaqja “Servantes dhe Dulcinea”.
Gjate intervistes dhe diskutimeve u permenden shume emra te detareve ulqinak e nder ta edhe Ali Uruci. U vecua me se tepermi Kapedan Arnaut Mami i cili eshte i spikatur si nje trim dhe detar i zoti. Se a e ka sjelle ai apo jo Servantesin rob ne Ulqin, kete ia leme historianeve dhe studiuesve te merren. Hipoteza qendon dhe legjenda eshte me e gjalle se kurre.
Ia vlen te ceket dhe te theksohet se teksti dramaturgjik i “Servantes dhe Dulcinea” nuk eshte i bazuar ne romanin “Don Kishoti” por vetem ne legjenden e zenies rob te Miguel de Servantes ne Ulqin.
Ekipi i kesaj shfaqjeje, pohon se nuk do te ndalet me kaq, dhe ne plan kane dhe shume projekte te tjera per te realizuar Mjafton vullneti, puna profesionale ne grup dhe mirekuptimi.
Ekipi e TV PRVA, mbeti i habitur dhe i surprizuar ne gatishmerine tone per bashkpunim.
Ne emer te te gjithe ekipit ne interviste foli vetem Regjisori Munib Abazi. Ai me pak fjale shpalosi gjithe punen nje vjecare ne lidhje me kete shfaqje qe ka bere buje kudo ne vendet e rajonit, vecanerisht ne keto qytete perpos se ne Ulqin: Bijelo Polje (shperblehet me vendin e II, Aktorin me te mire mashkull nga juria, Aktoren me te mire femer nga publiku dhe Kostumografia me e mire, ne Festivalin e 44 te drames amatore) , ne Tirane dhe Durres me nje audience rekord e poashtu edhe ne Prishtine.
Regjia: Munib Abazi
Teksti dramaturgjik: Flutur Mustafa
Pershtatur ne skenar nga: Jenuz Abazi dhe Flutur Mustafa
Kostumografia: Jetmira Hoxha
Muzika: Ardian Hasanaga
Skenografia: Agron Ujkashi
Aktoret: Shefqet Luca, Flutur Mustafa, Muho Uruci, Atif Hasanaga, Jenuz Abazi, Barbana Draga , Albana Kurti, Edina Mustafiq, Iliriana Rama , Samir Ismajli, Ali Peri, Xhemal Peri, Suad Bejta, Bashkim Alaj, Ardi Veliqi, Eldin Kurti, Sakib Lika, Osman Leskovci.
Falenderoj te gjithe ekipin per bashkpunimin duke iu uruar jete te gjate dhe suksese ne karrieren e tyre.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top