Saturday , December 16 2017
Lajmi i fundit

Fadil Kraja: DR. GANI KARAMANAGA – SHËRUES I TRUPIT DHE I SHPIRTIT

Fadil KrajaGani Karamanaga mjek. Gani Karamanaga shkrimtar. Pra,  shërues i trupit dhe i shpirtit…

Letërsia botërore në historinë e saj njeh emëra të till, bile shumë të squar.. Me profesion mjekë, ndërsa hobi i tyre ka qenë letërsia. Njerëz, që si të thuash  mjekësinë e kanë patur bashkëshorte, ndërsa letërsinë dashnore. Kanë qenë  pra  edhe shërues të trupit  edhe të shpirtit njerëzor.

Mund të kujtojmë disa prej tyre. Avicena ( Ibn Sina) i lashtësisë arabe ishte mjek  i shquar, por u bë proverbial më sentencat  e tij filozofike dhe letrare.  Edhe francuzi Jul Verne ishte mjek, por në letërsinë botërore  u njoh dhe njihet si romansieri fantasist  ndërë më të shquarit  e të gjitha kohërave. Mjekë nga profesioni kanë qenë edhe shkrimtarët  e mëdhej ruse, Ivan Turgenjev dhe Anton Çehov.

Edhe në letërsinë shqipe njihen  shkrimtarë që si profesion  kanë pasur mjekësinë,  Përmendim prozatorin  Mirash Markaj, dramaturgun Zisa Cikuli, romancieri  Dhmitar Xhuvani etj,

Po bën emër në letërsi mjeku dhe njëriu i mirë , ulqinaku e shqiptari i thekur Gani Karamanaga. Vitet e fundit shpërtheu me disa villime, ku, ndër më të përmendurit  libri me proza “Rrënjët”  që pati dhe vazhdon të ketë jehonë.

Libri i fundit që boton dhe për të cilin po flasim është edhe më interesdant. Titulli i librit është “ Në derë të oborrit “.

Çdo krijues  i përket kohës dhe hapësisrës ku jeton. Dhe i qëndron kohës  si krijues nëse zbaton këtë sentenc filozofike.

Balzaku i madh duk  bërë të famshëm Parisin e tij, u bë i famshëm edhe vet. Sot thuhet se : “ Ai që nuk ka qenë ndonjëherë në Paris, mjafton të lexojë Balzakun dhe do ta shetisë Parisin në çdo rrugë e rrugicë të tij.

Kur lexova librin  “ Në derë të oborrit “ edhe unë thashë: Ai që nuka ka qenë ndonjë herë në  në Ulqin dhe nuk ka vizituar  Klan historike dhe piktoreske të Ulqinit,  të lexojë librin e gani Karamanagës dhe ky do të marrë në dorë dhe  do ta ta shetisë më pllambë këtë kala, më sokaqet e gurta, më tabelat, më emërat e familjeve që banojnë aty, më torën, më  frengjitë, por gjithashtu do  ti tregojë edhe historinë  e kësaj  kalaje. Do ti njoh me burrat edhe grat e shquara ndër lohna si kan çelur dhe mbyllur syt  në këtë kala. Sepse  ky libër është  një guide e vërtet turistike  dhe letërare  e kalasë së Ulqinit.

Autori duke qenë vetë i lindur  dhe banues  në këtë kala në  në këtë libër sikur   dëshiron të zbatoj një thënjre biblike , por edhe Kuranore:

“ Ai që nuk di se nga ka ardhur , yai nuk di as ku do të shkojë”.

Pra, gani Karamanaga, mjeku dhe shkrimtari , doktori i shpirtit dhe i trupit  të njëriut më këtë libër  lan një borxh ndaj vendlindjes së tij. E shlyen më mall  e passion si shkrimtar, por edhe me kujdesin e një mjeku të përkorë , që profesioni  e ka mësuar të mos lerë pa analizuar dhe shqyrtuar asnjë detaj. Ai, doktori e vështron detajet  më lupë, ndaj edhe kalaja  sikur i dorzohet e tëra dhe i thot :

“Doktor jam  në dorën tënde Ti bëj c,te duash me mua…”

Ndaj, autori pasi i zbrthen  kalan, gjeografikisht, etnpgrafisht, folklorikisht dhe administrativisht , nuk harron  n ë futet  edhe në  guavat  historike të kalasë dhe si një  detyrim kombësije , aty nga fundi  i librit  shkruan tekstin e Hymnit  Kombëtar të Shqipërisë, e kjo  ka shumë  rëdësi. Ulqini është  shqiptar!Ulqini ka folur dhe do flasë  gjithmonë shqip…vetëm shqip…

Diku nga fundi i librit autori thotë se  që kur ishte i vogël  babai i tij i thoshte:

“ O bir, në jetë  ec gjithmonë përpara, se  ajo është rruga më e drejt!”

Gani Karamanaga po e zbaton  me sukses  porosinë e babait.

Ai po marshon  përpara në rrugën e tij të drejtë.

Edhe si mjek. Edhe si shkrimtar!

Për këtë meriton urime.

Vetëm urime!                                                        

 

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top