Farsa e administratës së falimentit: DËSHTOI EDHE NJË TENDER PËR SHITJEN E KRIPORES

Solana, KriporjaNë shpallje për shitjen e tërë pronës së Kripores “Bajo Sekuliq”, me çmim fillestar prej 149 milion euro, nuk mbërriti asnjë ofertë.

Administruesi i falimentit Ognjen Jovoviq ka thënë për agjencinë MINA-business se më vonë do të vendoset për kushtet e shpalljes së tenderit të ardhshëm.

“Në bazë të Ligjit për faliment nuk kemi mundësi tjetër përveç të shpallim tenderin, ndërsa vendimi për këtë gjë do të sillet në afatet e parashikuara”, tha Jovoviq.

Përndryshe, askush nuk e numëron më cila shpallje publike me radhë që dështoi ishte kjo, sidomos mbas faktit që këtë hapësirë deri në fund të vitit të ardhshëm do ta menaxhojë NP “Parqet nacionale të Malit të Zi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…