Sunday , October 25 2020
Lajmi i fundit

FD: GJYKATA E LARTË BËHET POLITIKE

Fronti Demokratik logoFronti demokratik në Ulqin ka deklaruar që mbas vendimit të pak kohëve më parë të Gjykatës së lartë në lidhje me statusin e pronës në zonën e të mirave detare ky institucion ka treguar që është politik dhe nuk gjykon sipas Kushtetutës.

Gjykata e lartë muajin e kaluar arriti në përfundim që të drejtën e përdorimit të pronës e cila paraqet të mirat detare i takon pronarëve të mëparshëm vetëm me nënshkrimin e kontratës me ndërmarrjen publike e cila menaxhon me të mirat detare.

Nga FD kanë theksuar se Kushtetuta e Malit të Zi qartë precizon që askujt nuk mund ti merret ose kufizohet e drejta për pronësi, vetëm kur këtë e kërkon interesi publik, por me kompensim të drejtë.

„Me këtë NP për menaxhimin e të mirave detare shndërrohet në të mirat private, e cila me sistemin kush jep më shumë, do të përfundoj në duart e tajkunëve dhe biznesmenëve të sotëm me para që kanë prejardhje të dyshimtë, ndërsa qytetarët që e kanë trashëgimi nga të parët, në pronat e tyre do të hyjnë vetëm atëherë kur të paguajnë hyrjen. FD do të punoj në respektimin e të drejtave të qytetarëve që me pronësi të vet të disponojnë lirë dhe papengesa“, është thënë nga ky koalicion opozitar.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top