Organizatorët e Edicionit të pestë të festivalit “After Beach Parties” kanë njoftuar që këto ditë edhe në plazhet e Ulqinit vazhdon atmosfera e shkëlqyer.
Siç thuhet, të enjten dhe të premten në plazhin “D’Olcinium” performon Yil Megi, ndërsa në “Sand Box” të dy ditët DJ Soft 85.
Në “Kite Loop”, po ashtu në plazhin e madh, publikun sot në orët e pasdites do ta argëtojë DJ nga Podgorica Mr Jools.
Shohet që po ashtu në lokalitetin “Pacha Beach” do të performojë DJ Iron.