Friday , May 26 2017
Lajmi i fundit

Festohet Dita e Komunës: MBLEDHJA SOLEMNE NË QENDËR PËR KULTURË

Dita e Ulqinit, Dan UlcinjaNë Sallën e madhe të Qendrës për kulturë në Ulqin të shtunën është mbajt mbledhja solemne e Kuvendit komunal të Ulqinit, në të cilën folën kryetari i Parlamentit lokal Loro Nrekiq dhe kryekomunari Nazif Cungu.

Ato shprehën kënaqësinë me atë çfarë është bërë vitin e kaluar dhe paralajmëruan realizimin e disa projekteve zhvillimore. Cungu theksoi rrugën prej Ulqinit deri në Krythë, duke përmendur edhe nevojën e ndërtimit të aeroportit në Goranë.

Në këtë manifesti të pranishëm ishin kryetari i Malit të Zi Filip Vujanoviq, kryetari i Shqipërisë Bujar Nishani, ministri në Qeverinë e Malit të Zi Mehmed Zenka, përfaqësuesit e korit diplomatik dhe të qyteteve nga Mali i Zi dhe regjioni.

U shfaq programi interesant kulturo-artistik, si dhe për herë të parë u shfaqë klipi AWARENES (vetëdija), të cilin e realizuan artistët nga Ulqini në bashkëpunim me Shoqatën Dr. Martin Schneider – Jacoby.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top