Saturday , January 18 2020
Lajmi i fundit

Filloi raundi i dytë i PDS-së: MË PARË ME ZENKEN, PASTAJ ME TË TJERËT

na-pomolu-izlaz-visemjesecne-krize-ul-parlamentu-forca-zagrljaju-dps-a-slika-302425Me ftesën e Partisë demokratike të socialistëve sot, siç mëson Portali UL-info,  kanë filluar negociatat e PDS-së me partnerët e koalicionit në nivel shtetëror. Kryetari i Unionit demokratik të Shqiptarëve Mehmed Zenka është takuar të mërkurën me skuadrën negociuese të PDS-së, në krye të së cilës ishte kryetari Loro Nrekiq. Gjatë bisedimeve është arritur pajtueshmëria e lartë për qëllimet e pushtetit të ardhshëm komunal.

Gjatë mbrëmjes dhe nesër do të mbahen negociatat e PDS-së me Forcën, koalicionin “Bashkë për të ardhmen e Ulqinit” dhe Partinë socialdemokrate.

Nrekiq tha që është i bindur që deri në fund të kësaj ose në fillim të javës tjetër do të jetë e njohur se kush do të përbëj koalicionin e ardhshëm në pushtet në këtë komunë.

One comment

  1. Edhe pak tesh bahana si Tivari

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top