Thursday , October 19 2017
Lajmi i fundit

Filloi sezoni i zjarrfikësve: ZJARR I MADH NË PLAZHIN E MADH

Pozar 3Të enjten, rreth orës 15, në pjesën e pasme të plazhit “Cabo beach”, në kilometrin e shtatë të Plazhit të madh, shpërtheu zjarr i madh.

Zjarri, i bartur nga era e fortë u përhap shpejtë, dhe rrezikoi të përfshijë edhe objektet në plazhe, gjë që parandaluan përfaqësuesit e Shërbimit të mbrojtjes dhe shpëtimit nga Ulqini.

Mbas dy orë betejë, zjarri është nën kontroll, por rreziku vazhdon të jetë i pranishëm.

Siç mësojmë, arsyeja e shpërthimit të zjarrit është faktori njerëzor.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top