Tuesday , October 15 2019
Lajmi i fundit

Fillon hapja e hoteleve: ALBATROSI FILLON NGA 14 PRILLI

albatros-hotels-montenegroSezoni i sivjetmë turistik në Ulqin praktikisht fillon me hapjen e hoteleve. Mbasi që dyert e veta i ka hapur hoteli të cilin e menaxhon Fondi i sigurimit pensionist – invalidor në Plazhin e vogël, këtë gjë me 14 prill do ta bëj dhe hoteli “Albatros”. “Pesë ditë më vonë pritet ardhja e grupeve të para të turistëve”, na tha drejtori i këtij hoteli Xhemal Bushatliq.

Kah fundi i këtij muaji do të hapen dhe objektet e Ndërmarrjes hoteletike – turistike “Riviera e Ulqinit”. Sezonin në hotelet “Olimpik” dhe “Belvi” pritet që ta hapin turistët nga Çekia në fillim të majit, sepse agjencitë e njohura nga ky vend, ndër të tjera edhe “Kovaturs”, kanë marrë me qira numër të konsiderueshëm shtretërish për sezonin e ardhshëm në ndërmarrjen më të madhe hotelerike në Ulqin.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top