Wednesday , September 19 2018
Lajmi i fundit

Fitorja e Gjukanoviqit: ZENKA FALËNDERON HARADINAJN DHE TIRANËN ZYRTARE

Mehmed ZenkaPas shpalljes së fitores së sotme të kandidatit për president të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, që ishte edhe kandidat i mbështetur nga të gjitha forcat shqiptare në Mal të Zi, ka ardhur edhe falënderimi i Qeverisë malazeze për Kosovën dhe Shqipërinë, në mbështetje të qëndrimit të shqiptarëve të Malit të zi, gjegjësisht kandidatit të përkrahur nga ta, Milo Gjukanoviq.

Ka qenë ministri për të drejta dhe pakica në qeverinë e Malit të Zi, nga koalicioni “Shqiptarët e vendosur” dhe kryetar i Unionit Demokratik të Shqiptarëve atje, Mehmet Zenka, i cili në një lidhje të drejtpërdrejt për Radio Dukagjinin ka falënderuar kryeministrin e qeverisë së Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Tiranën zyrtare për sugjerimet dhe thirrjet drejtuar shqiptarëve me të drejt vote në Mal të zi, për ta mbështetur kandidaturën e Gjukanoviq.

Zenka tha se thirrjet e kryeministrit Haradinaj, apeli i Tiranës zyrtare dhe dëgjueshmëria e elektoratit shqiptar, e ndaluan frymën ruse në Mal të Zi.

“Dha rezultat thirrja e hapur kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj, gjithashtu dha rezultat edhe thirrja e politikës zyrtare të Tiranës dhe normalisht edhe shqiptarët ditën që ti përgjigjen konform këtyre sugjerimeve, duke ia dhënë votat e veta kandidatit Gjukanoviq.

Jemi të gëzuar se me këtë rezultat i kemi larguar rreziqet që do të ishin të paparashikueshme nga fryma ruse nëse do të ndodhte rrethi i dytë. Një falënderim shumë shumë i madh i shqiptarëve të Kosovës e veçanërisht të Pejës,me të drejt vote në Mal të zi të cilët e bënë detyrën.”-tha sonte për Radio Dukagjinin Mehmet Zenka – Ministër i Qeverisë së Republikës së Malit të Zi.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top