Monday , August 10 2020
Lajmi i fundit

Flautistja Shefika Kutluer: GJYSHI IM ËSHTË ULQINAK

“Gjyshi im Ekrem Karadagli ka lindur në Ulqin, e pastaj me familje u shpërngul në Prizren ku lindi babai im. Kështu unë faktikisht erdha në vendin tim. Erdha në shtëpi”, tha flautistja e njohur nga Turqia Shefika Kutluer.

Ajo këtë javë është paraqitur si soliste në Teatrin popullor malazez dhe ka kënaqur publikun.

“Të gjitha shumëllojshmëritë që kam në shpirt i shfaq me anë të flautit. Çdo njëri me flaut mund të prodhojë tingull të ndryshëm, kjo është sikur dhe çdo njëri ka shenja të ndryshme të gishtërinjve” tha Kutler.

Kutler, e njohur me nofkën “Flauti magjik” është dhe ambasadore e UNICEF-it.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top